Mogherini-Thaçit: Plotësoni kushtet
për liberalizimin e vizave në Schengen

Mogherini-Thaçit: Plotësoni kushtet<br />për liberalizimin e vizave në Schengen
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar në Bruksel me Federica Mogherini përfaqësuese e BE për Politikën e Jashtme dhe sigurinë. Në qendër të diskutimit ishte progresi i Kosovës në rrugën e integrimit evropian dhe vazhdimësia e këtij procesi.

Mogherini dhe Thaçi kanë mirëpritur vazhdimin e mandatit të EULEX nga Parlamenti i Kosovës nga ku Mogherini ka theksuar se Kosova duhet të vazhdojë përmirësimin e kushteve për liberalizim.

Temë e prekur gjatë diskutimit midis tyre ishte dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. Mogherini është shprehur se përmirësimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm pasi procesi i normalizimit mund të jetë më i gjatë dhe se dy shtetet mund të vazhdojnë perspektivën e tyre evropiane.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid