Mohamed El-Baradei do të
jetë kryeministri i ri i Egjiptit

KAJRO- Mohamed El-Baradei do të jetë kryeministri i ri i Egjiptit. Lajmi konfirmohet nga burime pranë presidencës.
 
El-Baradei udhëheq një aleancë të partive liberale e të krahut të majtë, si dhe ka mbajtur postin e kreut të mbikëqyrjes të planit bërthamor të OKB.
 
Zgjedhja e tij në këtë post vjen tri ditë pas rrëzimit të Mohamed Morsit nëpërmjet grushtit të shtetit.

Ende në Egjipt vijojnë protestat dhe të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe rreth 416 janë plagosur si pasojë e akteve të dhunës, siç kanë raportuar mediat e huaja.Trazirat nisën fillimisht pasi mijëra mbështetës të Morsit u mblodhën jashtë Gardës Presidenciale në Kajro ku besohej se ai po mbahej i arrestuar. Pavarësisht imazheve dhe raportimeve të mediave ndërkombëtare që po trasmetojnë nga Egjipti, kanali shtetëror egjiptian, raporton për vetëm tre viktima.

Forcat e sigurisë egjiptiane hapën zjarr ndaj përkrahësve të Morsi, duke vrarë 3 persona e duke lënë dhjetëra të plagosur. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA referuar burimeve të Ministrisë së Shëndetësisë në Egjipt, viktimat janë protestues pro Morsi si dhe forca të sigurisë.

Ndërkohë kanë filluar edhe arrestime në masë të eksponentëve të Lëvizjes së Vëllazërisë Myslimane.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë

Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë