Mohamed Abrini: Plani fillestar
ishte të godisnim sërish Parisin

Mohamed Abrini: Plani fillestar<br />ishte të godisnim sërish Parisin
Objektivi i autorëve të sulmeve të 22 marsit në Bruksel, ishte të godisnin përpsëri Francën dhe jo kryeqytetin belg, por plani u ndryshua pas arrestimit të Salah Abdeslam.

Sipas prokurorisë belge, kjo ishte dëshmia e Mohamed Abrini, konfirmuar nga autoritetet se ai ishte "burri me kapele" i shpallur në kërkim, që u fotografua në aeroportin e kryeqytetit belg, para sulmeve.
 
Abrini është shprehur se arrestimi i të shumëkërkuarit Abdeslam, i njohur edhe si organizatori i sulmeve në 13 nëntor në Paris, ka ndryshuar edhe planet e organizatës. Abrini dëshmoi se bindi pjestarët e tjerë të grupit që vepronin më shpejt dhe në shtëpinë e tyre. “Në vend që të zgjidhnim të godisnim Francën, si objektiv u zgjodh Brukseli”, është shprehur ai.
 
Sipas hetuesve, sulmet drejtoheshin nga një komando, i cili i zënë ngushtë, vendosi të vetëshkatërrohej dhe jo nga një bazë e dytë.
 
31-vjeçari belg me origjinë marokiene, Mohamed Abrini, i arrestuar të premten ka pranuar se është “njeriu me kapele”. Sipas prokurorisë belge, kjo është e vërtetë.
 
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari