Zërat se këngëtari i njohur Bruno Mars është homoseksual janë përgenjështruar nga një përfaqësues e tij. Fjalët për orientimin e tij seksual janë përhapur ditën e 1 prillit ku thuhej se Mars e ka pranuar këtë fakt gjatë një interviste për një radiostacion në Chicago. Përfaqësuesi i këngëtarit të muzikës R&B u shpreh se këto deklarata janë të pavërteta duke i mohuar kështu këto thashetheme.(xh.k/shqiptarja.com)