Deklaratat e ministrit të ministrit të Drejtësisë të Malit të Zi, Vladimir Leposaviç, për gjenocidin serb në Srebrenicë, kanë detyruar kryeministrin, Zdravko Krivokapiç të propozojë shkarkimin e tij. Kryeministri malazez e dha këtë deklaratë gjatë një konferencë për shtyp, ku theksoi se e ka dorëzuar tashmë propozimin në Parlamentin e Malit të Zi.
Ministri i Drejtësisë u shpreh se ai ishte in gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet pa dyshime”.
Deklarata e tij, bie në kundërshti me legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, e cila ka deklaruar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, deklaratë e cila është përsëritur nga ai edhe në parlament kur I është kërkuar të japë sqarime.
Edhe Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, duke thënë se zyrtarët në të gjitha shtetet që synojnë integrimin në BE, duhet të jenë të gatshëm t’i respektojnë vlerat evropiane, ndër të cilat është edhe trajtimi me respekt i viktimave të gjenocidit dhe krimeve të luftës.
Në Masakrën e Srebrenicës, në vitin 1995 u vranë të paktën 8000 burra myslimanë, duke u bërë kështu një nga masakrat më të rënda të fundit të shekullit të 20.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
21.7%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 980
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
Integrimi në BE/ Kroacia bllokon kapitullin 4 për Malin e Zi, kërkon zgjidhjen e pronësisë së anijes 'Jadran'
14 Dhjetor, 09:50
-
Fotot/ Ministri shqiptar në qeverinë Malazeze, Marash Dukaj, merr çmimin e madh “Grand Albanian Excellence” në Tiranë
12 Dhjetor, 10:08
-
Drejtoria e Arkivave marrëveshje bashkëpunimi me Malin e Zi, Bido: Synojmë të arrijmë standardet ndërkombëtare
6 Dhjetor, 14:28
-
Hapet traseja e rrugës së re Shirokë-Zogaj, shkon deri në pikën kufitare me Malin e Zi (VIDEO)
4 Dhjetor, 16:55
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20
-
Hapet traseja e rrugës nga pika kufitare me Malin e Zi deri në Zogaj, Rama: Do të ketë trotuar dhe korsi biçikletash
4 Dhjetor, 11:05
-
Bëri shqiponjën dykrenore më 28 Nëntor, nën hetim ushtari malazez
3 Dhjetor, 13:30
-
Kapet 30 vjeçari nga Mali i Zi në Muriqan! Do ekstradohet në Francë pasi akuzohet për përdhunim dhe kryerje marrëdhenie seksuale me të mitur
29 Nëntor, 11:45
-
'Kosova është Serbi', autorët e mbishkrimit, pjesëtarë të ushtrisë në Mal të Zi
28 Nëntor, 13:06
-
Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)
24 Nëntor, 11:43