Mohoi manipulimin e votave, Trump shkarkon drejtorin e Agjencisë për Sigurinë e zgjedhjeve, Christopher Krebs (VIDEO)

Presidenti amerikan Donald Trump, jo vetëm që refuzon të pranojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 Nëntorit, por ka filluar të shkarkojë të gjithë personat të cilët e kundërshtojnë atë.

Trump shkarkoi të Martën Christofer Krebs, drejtorin e agjencisë federale të Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës, që garantoi sigurinë e zgjedhjeve,  duke thënë se deklarata e tij e fundit në mbrojtje të sigurisë së zgjedhje ishte e pasaktë.

Para Krebs, Vetëm disa ditë më parë, republikani pushoi nga puna Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper më 9 nëntor, pjesë e ndryshimeve më të gjera që vendosën besnikët e zotit Trump në pozicione të larta të Pentagonit.

Krebs ka drejtuar agjencinë e njohur CISA, që pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016. Megjithatë prej kohësh mes tij dhe presidentit Trump ka pasur kundërshti të shumta.

CISA lëshoi deklarata ku hidhte poshtë pretendimet se një numër i madh të vdekurish rezultonin si votues ose që dikush mund të hidhte vota të falsifikuara dhe deklarata e tij së bashku me një grup zyrtarësh federalë të cilët theksuan se  nuk kishte prova për kompromentimin e zgjedhjeve duket se ishte shënja e duhur për presidentin për ta shkakrkuar atë.

CISA punon me zyrtarë shtetërorë dhe lokalë që menaxhojnë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara si dhe me kompani private që sigurojnë pajisjet e votimit për të garantuar sigurinë kibernetike dhe rreziqe të tjera gjatë monitorimit të votimit dhe numërimit të votave nga një dhomë kontrolli në selinë e saj pranë Uashingtonit.

 

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • life: 18/11/2020 19:42

    ne vend te tij vini FREDERIK NDOCIN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë