Moikom Zeqo: Dy krimet më të
mëdha, afresku i Krujës e Durrësi

Moikom Zeqo: Dy krimet më të<br />mëdha, afresku i Krujës e Durrësi
TIRANE- Arkeologu dhe shkrimtari i njohur Moikom Zeqo, në një intervistë për Shqiptarja.com ka ngritur zërin për mungesën e vëmendjes ndaj shkatërrimit të veprave të Trashëgimisë Kulturore. Zeqo i pranishëm në promovimin e librit të Gjergj Frashërit “Dyrrahu antik” ka risjellë në vëmendje problemet e ndërtimeve në “Lulishten 1 Maj të Durrësit” dhe ka folur edhe për ngjarjen më të fundit, shkatërrimin e afreskut të Shën Gjon Pagëzorit në Krujë.
 
Janë disa probleme që po dalin me trashëgiminë dita-ditës, pak ditë më parë trajtuam shkatërrimin e afreskut të Shën Gjon pagëzorit në Krujë, e sot rizgjohet problemi i ndërtimeve pa leje në zonën arkeologjike të Durrësit, cili është reagimi juaj?
 
-Ky material arkeologjik i shpëtuar, por tashmë i shpëtuar vetëm në këtë libër, është një nga mrekullitë më të mëdha, të cilin të gjitha struktura e asaj kohe duhej ta ruanin, duhej ta mbronin atë kompleks të Durrësit arkeologjik, ose më saktë të Epidamit të Ilirisë, sepse Durrësi i Ilirisë ka qenë një qytet shumë i madh, i klasit të parë i Adriatikut dhe i vendit tonë dhe ishte aty ku gërshetoheshin dy kultura të mëdha, Durrësi dhe Palermo në Sicili në atë kohë. Ndërtimet pa leje në Durrës, janë një krim i madh mendor dhe shkencor.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor