Moikom Zeqo për Report TV: Do të ketë vdekje partish, si LSI e PD

I ftuar në studion e lajmeve të Report Tv, analisti Moikom Zeqo ka komentuar situatën politike në të cilën gjendet vendi ynë sot.

Ai ka thënë se procedura për shkarkimin e Metës nuk do të jetë aq e thjeshtë dhe vetëm Gjykata Kushtetuese mund të përshpejtoj këtë.

Ndër të tjera Zeqo ka deklaruar se nga kjo krizë mund të shkrihen edhe parti të mëdha siç janë LSI apo Partia Demokratike që prej muajsh janë në protestë për të rrëzuar qeverinë.

Zeqo e quan një akt ekstrem vendimin për bojkot dhe djegien e mandateve nga ana e opozitës shqiptare.

"Mendoj se do të jetë një krizë e zgjatur. Nuk është aq shpejt e zgjidhshme, duhet të ketë një ndërhyrje ndërkombëtarësh. Ne jeni përball një kolapsi politik. Këtu nuk funksionon opozita dhe vetvetiu as qeveria. Filloi me ekstremin e djegies së mandatavee...do të kemi një vdekje partish, Mediu, Dash Shehu, do të ketë një vdekje të partive edhe më të mëdha ndoshta edhe LSI edhe PD por do të dëmtojë edhe PS. do të pasohet nga një klasë e re."

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja