Moise Kean drejt Everton-it, ja si Juventus do të heqë dorë prej 19-vjeçarit

Moise Kean drejt Everton-it, ja si Juventus do të heqë dorë prej 19-vjeçarit

Everton është i interesuar për të firmosur me sulmuesin e Juventusit Moise Kean, pasi shihet si zëvendësuesi i Romelu Lukakut. Gjigandët Italian po tentojnë të rinovojnë me 19-vjeçarin deri në 2024 para se ta shesin atë jashtë vendit.

Skuadra që drejtohet nga Marco Silva raportohet se ka pak kohë që po merr informacione se si mund të arrihet marrëveshja, por nga ana tjetër behet me dije se Juventus ka vënë kusht një klauzolë për riblerjen e lojtarit.

Sipas ‘daily mail’ Juventus do të pranonte ta shiste futbollistin për 31 mln paund, ndërsa klauzola e riblerjes do të jetë 40.5 mln paund. Dëshira e madhe e Everton mund të bëjë diferencën në këtë rast, pasi anglezët jo vetëm që kanë para për të shpenzuar, por e shohin italianin si zëvendësuesin ideal të Lukaku-t, i cili deri para se të largohej te Manchester United kishte bërë paraqitje fantastike më këtë skuadër.

Sipas këtij burimi edhe Kean do të ishte dakord për një aventurë në Angli, pasi me Juventusin në Itali ra pre e racizmit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen