Moisiu: Jo më një si Gazidede
që përndoqi opozitën

Moisiu: Jo më një si Gazidede<br />që përndoqi opozitën
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu është shprehur se Shërbimi Informativ Shqiptar ka vuajtur gjithnjë nga varësia politike, ndërkohë që akuzon SHIK-un e udhëhequr nga Bashkim Gazidede në vitet 1992-1997 se ka ndjekur opozitën e atëhershme dhe kundërshtarët politikë për llogari të ish presidentit Sali Berisha. Madje përmend dhe humbjen e Remzi Hoxhës në këtë kohë.

Deklarata këto të bëra nga ish-kreu i shtetit shqiptar, vetëm disa ditë pas emërimit të Visho Ajazi Likës në krye të Shërbimit Sekret Shqiptar, si një kujtesë ndoshta për këtë ish-zyrtar të lartë të Gazidedes që të ketë kujdes të mos përsërisë praktikat e asaj kohe. Sipas ish-Presidentitit Shërbimit Informativ Shtetëror i duhen njerëz që të sigurojnë pavarësinë e tij, sepse kjo ka qenë ajo çfarë i ka munguar me se shumti këtij institucioni.

 "Duhet të gjenden njerëz që me të vërtetë kanë pavarësi dhe dinë ta ruajnë këtë pavarësi nga politika. Sepse ky Shërbim ka vuajtur vërtetë për pavarësi nga politika, veçanërisht në vitet 1992-1997, ku SHIK-u u politizua dhe nuk merrej me detyrat e tij Kushtetuese por merrej kryesisht duke ndjekur opozitën dhe njerëzit të cilët presidenti i asaj kohe Sali Berisha i vlerësonte se janë në kundërshtim me interesat e tij, pra kundërshtarë të tij", ka deklaruar dje ish-kreu i shtetit Alfred Moisiu për mediat. Sipas tij duhej pasur kujdes për të mos përsëritur më situata të tilla të përfshirjes së shërbimit inteligjent në punët e politikës dhe në shërbim të saj.

 "Këtu duhet pasur shumë kujdes. Pikërisht unë thashë atë që ai ka qënë një Shërbim Informativ që në atë kohë merrej më shumë me politikën e brendshme se sa me mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Jo vetëm kaq, por në atë kohë janë kryer ca gjëra siç ishte puna e Remzi Hoxhës, për të cilin akoma nuk dihet se cili është fati i tij", ka qënë deklarata e fortë e Moisiut. Por nga ana tjetër ai nuk ka munguar të reagojë dhe në lidhje me shtetësinë e drejtorit të ri të SHISH, Visho Ajazi Lika, pas lajmeve të publikuara në media mbi shtetësinë e tij kanadeze. Për Moisiun ky është një vendim jo në përputhje me interesat kombëtare. "Kjo punë është sikur të marrësh një shtetas të huaj, t'i japësh shtetësinë shqiptare dhe ta vësh në një detyrë të tillë. Këto gjëra kanë ndodhur, por vetëm në mbretërinë e Ahmet Zogut. Kemi pasur komandant të gjandarmërisë shqiptare në atë kohë një anglez. Në një shtet të pavarur dhe demokratik nuk kanë pse të ndodhin më këto gjëra. E thashë dhe më parë, nuk është se mungojnë njerëzit tek ne, por unë nuk e di pse është marrë një vendim i tillë. Nuk e njoh fare këtë djalin, por unë mendoj se nuk është një propozim i drejtë dhe në përputhje me interesat kombëtare", tha Moisiu.

Një ditë më parë, gazetat publikuan lajmin se drejtori i SHISH Visho Ajazi Lika mund të gëzojë dhe pasaportë kanadeze për shkak se ka jetuar 12 vjet në këtë shtet, ndërkohë që mediat ditën e djeshme shkruanin se emri i tij nuk figuron fare as në listat e regjistrit të Gjendjes Civile shqiptare. Por nga ana tjetër ish-kreu i shtetit ka pasur rezervat e tij dhe në lidhje me mënyrën dhe shpejtësinë e shkarkimit të kreut të SHISH Bahri Shaqiri dhe emërimin e Vish Ajazi Likës në vend të tij.

Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie