TIRANE - Ish-presidenti Mosiu ka komentuar dje nga Vlora shkarkimin e tre gjeneralëve të lartë Sandër Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi, duke e cilësuar një vendim jo serioz.

“Jam befasuar shumë. Se të shkarkohen tre gjeneralë, veçanërisht në një periudhë të tillë, në prag të zgjedhjeve dhe pa bërë të njohur se cilat janë arësyet, për mua nuk është serioze në radhë të parë. Nuk është dinjitoze për Forcat tona të Armatosura, aq më tepër që ne jemi anëtarë të NATO-s. S’ndodh asgjëkundi kjo punë”, tha ish-presidenti Moisiu.

Këto deklarata ishpresidenti ai i bëri gjatë një aktiviteti të organizuar në Vlorë për Pavarësinë e Italisë. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)