Nga kërkimet mbi jetën e Moisiut që kam bërë në Vjenë, gjeta një letër falenderimit që bashkëshortja e Aleksandër Moisiut, aktorja Johanna Terwin i dërgoj Max Reinhardt-it mbas vdekjes së Moisiut, në shenjë falenderimi. Këtu po shkruaj rreshtat e kësaj letre në gjuhën shqipe.
BISSONE / LUGANO PRILL 1935
Shumë i nderuar dhe i dashur Zoti Profesor!
Nuk e di nëse apo kur mund t´Ju arrijnë këto rreshta. Ju falenderoj shumë për fjalët ngushëlluese mbi vdekjen e burrit tim të dashur, Aleksandër. Ai vdiq ndër krahët e mij e me zemrwn e tij të madhe, ma copëtoi zemrën time. Pas kësaj, pyes veten: çfarë ndodhi, çfarë bëj unë akoma këtu, kur shkëlqimi dhe rrezet e diellit, përkujdesjet dhe shqetësimet shkuan me të. Besoj se Ju mendoni kurdoherë vetëm mirë për të. Nga shumë mendime, të cilat ai na la me shkrim, gjeta edhe rreshtat në të cilat thoshte: Mua më deshti Zoti shumë, pasi më dërgoi te Max Reinhardt-i. Po ju dërgoj me këtë letër edhe foton e fundit të Aleksandrit tim. Ai vdiq ashtu si deri në fund jetoj, plot mirësi. Guximi dhe zemërgjerësia e tij e papërshkrueshme nuk e lëshuan deri në frymën e fundit. Unë dëshiroj t´Ju falenderoj shumë për gjithçka që keni bërë për burrin tim.
E Juaja
Johanna Moissi - Terwin

(Në foton 3 Ansambli teator i Max Renhardtnë New Jork në foton 4 dhe 5 Letra e Bashkëshortes së Aleksandër moisiut për Max Reinhardt)
Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.06.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com