TIRANE - Ish-presidenti i vendit, Alfred Moisiu në një prononcim për Shqiptarja.com  thekson se siguria kombëtare në vend mund të cënohet vetëm me veprime të tilla që institucionet e ndiejnë se kërcënojnë sigurinë. Lidhur me lirimin nga detyra të 3 gjeneralëve, Moisiu tha se në lirimet nga detyra bëhen pas veprimeve të kryera që parashikon ligji nga gjeneralët.
 
“Që të flasim për cënimin e sigurisë kombëtare duhet të kemi veprime që çojnë në reagim të institucioneve përkatëse. Në dieninë time nuk e them dot se të jetë cënuar siguria kombëtare, pasi duhen  Lidhur me lirimin e tyre nga detyra për këtë nuk mund të komentoj sepse është një dekret që është nxjerrë nga presidenti.
 
Lirimi vjen nëse ata kanë shkelur ligjin apo për arsye të tjera, të cilat vetë ata i kanë përjashtuan. Gjatë periudhës që unë kam drejtuar shtetin nuk ka pas asnjë rast të tillë për lirime pa arsye”, u shpreh ish-presidenti i vendit Moisiu. Ndërkohë që lidhur me akuzat që gjeneralët lëshuan për Ministrinë e Mbrojtjes, ish-kreu i shtetit i konsideroi individuale të punës që ata kanë bërë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)