Mesazhi nga udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, po lexohet nga një prezantues në televizionin shtetëror iranian. Vetë ai nuk është shfaqur në kamera.

“U pengua një përpjekje për të përçarë vendin”, tha ai.

Khamenei thotë se “leva e bllokimit të Ngushticës së Hormuzit” duhet ende të përdoret nga Irani. 

“Ne u dërgojmë një mesazh udhëheqësve të rajonit dhe theksojmë se do të kemi marrëdhënie të mira me vendet përreth nesh. Por ekzistenca e bazave amerikane në disa prej këtyre vendeve dhe përdorimi i atyre bazave për të sulmuar Iranin nuk i shërben rajonit dhe ato duhet të mbyllen. Siç kemi thënë, ne nuk jemi armiq të vendeve përreth nesh dhe po synojmë vetëm bazat e atyre amerikanëve", thuhet në deklaratë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Mojtaba Khamenei jep mesazhin e parë: Vijojmë me bllokimin e Hormuzit! Shpërthim i fuqishëm në impiantin bërthamor iranian të Fordow