Qindra manifestues kanë çarë kordonin policor në kryeqytetin moldav, Kishinjev, dhe kanë mundur të futen në ndërtesën e parlamentit për të protestuar kundër krijimit të një qeverie të re të drejtuar nga properëndimori, Pavel Filip, i cili mori besimin e organit legjislativ. Ndërkohë, policia ka përdorur gaz lotsjellës për largimin e tyre.