Qëndrimi i shumicës së organit legjislativ moldav thotë se trupat ruse të vendosura në rajonin e Trans-Dniester-it “ kanë dhunuar pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Moldavisë “.
Qeveria e Moldavisë dhe presidenti i vendit janë në pozicione të kundërta politike në lidhje me orientimin e vendit drejt Rusisë apo Perëndimit. Presidenti Igor Dodon, aleat i Kremlinit e kritikuar votimin “ si të qëllimshëm në përkeqësimin e marrëdhënieve me Rusinë “.
Kurse kryeministri Pavel Filip synon orientimin e Moldavisë drejt anëtarësimit në BE dhe intensifikimin e marrëdhënieve me SHBA-në.
Rajoni i Trans-Dniester u shkëput në 1990. Nga muaji mars deri në muajin korrik të vitit 1992 separatistët të përkahur nga Moska nisën luftën me shtetin moldav. Konflikti i armatosur solli vdekjen e 1500 vetave.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com