Për shkak të një mutacioni gjenetik është përftuar një mollë gjysëm e kuqe dhe gjysëm e gjelbër.Ky frut u zbulua nga një kopshtar 27-vjeçar në Britani.
Për shkak të një mutacioni gjenetik është përftuar një mollë gjysëm e kuqe dhe gjysëm e gjelbër. Ky frut u zbulua nga një kopshtar 27-vjeçar në Britani. “Kjo vërtetë është e pabesueshme. Duket sikur dy mollë njëra e kuqe e tjetra e gjelbër të janë ndarë përgjysmë e bërë bashkë. Duket sikur t’i kisha vizatuar”- tha Ken Morrish. Fakti më i habitshëm është që molla ngjan si e piktuaruar me dorë, pasi ndarja e ngjyrave të saj është simetrike. Sipas studiuesve mundësia për fenomene të tilla është rreth 1 në një milion.