Moment pozitiv për ndjenjat... horoskopi për ditën e sotme

Moment pozitiv për ndjenjat... horoskopi për ditën e sotme

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Tensionet e vogla në dashuri kthehen mes të dieles dhe të hënës. Në punë është mirë që të mendoheni mirë se çfarë duhet të bëni përpara se të veproni.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Kjo ditë e fundit e javës fillon mirë në dashuri, Venusi dhe Hëna janë të favorshme. Në punë jo gjithmonë duhet të thoni jo, ndonjëherë duhet të përfshiheni.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Disa tensione po zbuten, por tetor nuk është muaji ideal për ndjenjat. Nëse shihni se jo gjithçka po funksionon mirë në punë, mos u grindni, shtyjeni ndonjë diskutim për në nëntor.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Një person pranë jush nuk po ju kupton, num arrin të lexojë mendimet e tua dhe as ti pranojë ato. Ajo që duhet të bëni është të ruani gjakftohtësinë sa kohë asgjë nuk është tendencioze.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Moment pozitiv për ndjenjat, mos u qëndroni larg mundësive të dashurisë. Në punë veproni në mënyrë metodike dhe merrni një vendim.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Në dashuri, gjithçka është në rregull, kjo e diel është një ditë e shkëlqyer për ndjenjat. Hëna është ende në shenjën tuaj. Dhe si ditë e fundit e javës, është i mundur edhe një moment reflektimi për punën.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Keni nevojë për një person ku të mbështeteni, për ata që nuk e kanë, kjo është një e diel interesante për njohje të reja. Në punë do të përballeni me sfida.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Ka shumë tensione, por këtë të dielë duket më e lehtë për të folur. Nëse keni nisur një punë të re, mos u ndalni apo frenoni që në problemet e para që hasni.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Bashkëjetesat dhe martesat e sapolindura duhen menaxhuar me kujdes. Për beqarët është një ditë intriguese. Në punë nëse nënshkruani një kontratë, kuptoni që duhet të bëni edhe ndonjë kompromis.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Kjo është një e diel e mirë, më e mirë se ditët e tjera të javës që po mbyllet. Është gjithashtu një moment i rëndësishëm për punën, një shans i mirë për sukses.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Marsi është i favorshëm, Venusi do të jetë në anën tuaj nga data 29. Historitë jozyrtare së shpejti mund të bëhen legale dhe të ditura për shumëkënd. Ka njëfarë nervozizmi në punë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Mëngjesi i nënshtrohet pak stresit, mos i ndërlikoni gjërat duke nisur diskutime të kota në dashuri. Në punë, rikuperimi është i sigurt, por ka ende një klimë tensioni që s’po mbaron.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot