Momente paniku në avionin e linjës Firence-Londër, bën ulje të detyruar në Malpensa pas problemit me motorin (VIDEO)

Milano- Momente paniku dhe frikë në bordin e një avioni të linjës që po fluturonte nga Firence me destinacion Londrën, duke bërë ulje emergjente në Malpensa të Milanos.
Shkak u bë një problem me motorin gjatë fluturimit, sot në orët e pasdites (4 Janar). 

Piloti i aeroplanit të British Airways duhej të kërkonte autorizim për ulje në aeroportin Malpensa të Milanos, teksa komunikoi me kullën dhe dha si arsye problemin me motorin.

Sipas mediave, ngjarja ndodhi pak pas orës 16:00, kur komandanti i avionit kërkoi autorizimin për ulje në aeroportin e Malpensës dhe për fat të mirë nuk pati asnjë problem tjetër.

Sipas një rindërtimi fillestar të asaj që ndodhi, avioni përdori procedurën standarde të urgjencës: sapo u ul në vend, mjekët dhe zjarrfikësit nxituan menjëherë, sepse frika ishte se avioni do të merrte flakë. 

Dhe gjithçka shkoi më së miri, pasi avioni u ul pa asnjë problem. Më pas ai u dërgua në një hapësirë të rezervuar në Terminalin 2, ku u lëshuan pasagjerët, teksa po vijojnë procedurat e rastit për të zbardhur shkaqet dhe përfunduar hetimet. 

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Berisha në SPAK, Doçi: Protestë për hall personal, presion që të mos mbyllet dosja e 21 janarit e Gërdecit! Beqiri: Ka mbetur me 20 anëtarë të organizatës kriminale

Berisha në SPAK, Doçi: Protestë për hall personal, presion që të mos mbyllet dosja e 21 janarit e Gërdecit! Beqiri: Ka mbetur me 20 anëtarë të organizatës kriminale