Sarandë- Një ngjarje dramatike ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, po për fat të mirë pa të lënduar apo viktima.

Një automjeti tip “Benz” të parkuar anash rrugës i ka mbetur "gazi takuar", duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët. 

Gazetari i Report Tv, Limos Didani, informon se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 të Sarandës, zona e quajtur “Ekonomiku”.

Në pamjet e siguruara dallohen retë e dendura të gazit toksik që del nga autovetura dhe qytetarë që nxitojnë të largohen nga perimetri i rrezikut.

Policia dhe zjarrfikësit po përpiqen të zbardhin shkaqet e ngjarjes dhe të minimizojnë dëmet.