Një moment që dukej krejt normal u kthye në skenë paniku për një nënë italiane në qytetin e Bergamos.

Teksa po dilte nga supermarketi bashkë me vajzën e vogël 1 vjeç e gjysmë, një burrrë iu vërsul dhe ia twrhoqi nga dora sa hap e mbyll sytë. 

Burri që shikoni në pamje, e kapi fëmijën nga këmba e djathtë dhe e tërhoqi me forcë, por nëna nuk e lëshoi. 

Gjithçka zgjati vetëm pak sekonda, por ato sekonda mjaftuan për të lënduar rëndë vogëlushen e cila ka pësuar thyerje të femurit ose kockën e kofshës.

Babai, rojet e sigurisë dhe disa klientë ndërhynë menjëherë dhe e ndaluan burrin deri në mbërritjen e policisë.

47-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burg. Ai akuzohet për tentativë rrëmbimi të rënduar dhe plagosje të rënduar.