Momentet e lumturisë dhe fitores në familjen e George Floyd pas shpalljes fajtor të oficerit që i mori jetën afro-amerikanit

Momenti i shpalljes fajtor të ish-oficerit të policisë së Minneapolis, Derek Chauvin është pritur me lumturi të madhe nga të gjitha anëtarët e familjes së afro-amerikanit George Floyd.

Pas kësaj, familjarët e tani të të ndjerit, Floyd, janë entuziazmuar për shpalljen e këtij vendimi.

Vëllai I tij Philonise Floyd u shpreh se tanimë ata mund të marrin frymë lirisht por theksoi se ende ka shumë gjëra për ty bërë.

"Ne duhet të kuptojmë se duhet të marshojmë gjithmonë. Ne duhet ta bëjmë këtë përjetë. Ne duhet të vazhdojmë të protestojmë sepse duket si një cikël që nuk merr fund kurrë. Unë nuk po luftoj më thjesht për George. Po luftoj për çdo kënd në botë”, tha Philonise.

Ai u shpall fajtor për vrasje të shkallës së dytë në vdekjen e George Floyd në maj të vitit 2020.
Dënimi maksimal për vrasje të paqëllimshme të shkallës së dytë është burgimi jo më shumë se 40 vjet.


Lajmi kryesor:

Drejtësi për George Floyd, ish-oficeri rrezikon të dënohet me 40 vite burg


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja