Momenti i arrestimit të Edison Begajt në Vlorë nga RENEA! Iu bë atentat pak kohë më parë, u kap në lokal më pistolete dhe krehër me fishekë

Policia e Vlorës ka publikuar videon e momentit të arrestimit në lokal të Edison Begaj,  të cilit iu bë atentat pak kohë më parë në pragun e shtëpisë.  41-vjeçari po qëndronte në lokal me miqtë e tij, në momentin që forcat RENEA dhe forcat operacionale ndërhyjnë duke i neutralizuar dhe shtrirë në tokë. Gjatë kontrollit Begajt iu gjet në çantën e tij një pistoletë dhe një krehër me 5 fishekë pa leje.

41-vjeçari Edison Begaj u plagos me katër plumba në hyrje të banesës së tij, në fshatin Kaninë. Autori, ende i paidentifikuar e ka pritur atë në këmbë afër banesës dhe më pas e qëlloi. Plumbat e kapën Begajn në pjesën e poshtme të trupit, ndërsa për ngjarjen  pistat e hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur  Begaj.

Gjatë mbrëmjes së djeshme RENEA dhe forca e policisë kanë zhvilluar operacione blic në Vlorë, Elbasan, Fier, Lushnje e Durrës, pas ngjarjeve të fundit kriminale. Kontrollet janë zhvilluar në disa ambiente, për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.

1623742599_Sequence03.00001711.Still010.jpg

Arma Edison Begaj

1623742628_BEGAJ.jpg

Edison Begaj i arrestuar

1623742666_1622355574edisonbegaj001.jpg

Edison Begaj
 
I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës