Një pallat është goditur nga rrufeja në Sarandë. Report Tv siguron momentin kur është goditur nga rrufeja, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
"Më datë 09.06.2022, rreth orës 15:25, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit J. A. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", ka njoftuar policia në lidhje me këtë ngjarje.
Lajmi kryesor: