KOSOVË- Një person ka rënë nga teleferiku në qendrën e skive në Brezovicë duke pësuar dëmtime në kokë dhe trup.

I filmuar nga një përson tjetër ai ka rrëshkitur fillimisht, është mbajtur me vështirësi në pjesën e ulëses së teleferikut dhe më pas ka rënë mbi borë.

Ai është  transferuar për t'u trajtuar në spitalin e Ferizajt.

30-vjeçari raportohet të ketë marrë lëndime trupore në kokë dhe këmbë, sipas deklaratës së zëdhënësit të policisë së Ferizajt, Agim Gashi.