VIDEOLAJM/ Pengu izraelit puth militantët e Hamasit në ballë

Në shkëmbimin e të burgosurve mes shtetit hebre dhe grupit militant në Rripin e Gazës, fundamentalistët kanë liruar pesë pengje nga grupi prej gjashtë personash të parashikuar.

Në Rafah, një nga vendet simbol të konfliktit në jug të Gazës, janë ngjitur në skenën e zakonshme Tal Shoham dhe Avera Mengistu. Më vonë, në një skenë të ngritur në Nuseirat, në qendër të Gazës, u shfaqën edhe tre pengje të tjera: Omar Shem Tov, Omar Ëankert dhe Elia Cohen. I pari, 22-vjeçar, u pa duke buzëqeshur dhe madje duke puthur në ballë militantët e Hamasit që kishte ngjitur, sipas mediave të huaja. 

Në këmbim të lirimit të këtyre pengjeve, Izraeli ka pranuar të lirojë 600 të burgosur palestinezë. Të enjten, Hamasi i kishte dorëzuar Izraelit trupat e pajetë të katër personave, përfshirë binjakët e vegjël Bibas dhe Oded Lifshitz, 86-vjeç, i cili ishte kapur në një kibuc pranë kufirit. Pas një ngatërrese me trupin e një viktime tjetër, Hamasi më vonë ia dorëzoi familjes Bibas trupin e vërtetë të Shiri Bibas, e cila ishte vrarë në robëri.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lymi Tutit: 23/02/2025 11:51

    .......... Sidroma e Stockholmit ! Lymi Tutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Francë/ PSG përmbys 1-6 Saint-Etienne, një pikë larg nga titulli i 13-të në Ligue I

Francë/ PSG përmbys 1-6 Saint-Etienne, një pikë larg nga titulli i 13-të në Ligue I