Spikerja e lajmeve e RTK-së në Kosovë Edona Musa nuk ka arritur që të mbajë dot lotët në momentin e dhënies së lajmit për ndarjen nga jeta të koleges Ardita Sylejmani. Gazetarja e RTK-së, Ardita Sylejmani ndërroi jetë sot në Budapest të Hungarisë gjatë lindjes.
Dyshimet e para janë se ajo ka pasur komplikime shëndetësore, ndërsa me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka arritur të mbijetonte. Gazetarja Sylejmani është bashkëshortja e Shpend Bllacës, të punësuarit në stafin diplomatik të Republikës së Kosovës në kryeqytetin hungarez. Ajo ka lënë pas tre fëmijë, përfshirë edhe vajzën e sapolindur.
Komento