Momenti për të reflektuar, mos jeni shumë kritik dhe kujdes me vendimet/ Lexoni parashikimin e horoskopit

Momenti për të reflektuar, mos jeni shumë kritik dhe kujdes me vendimet/ Lexoni parashikimin e horoskopit

Foto ilustruese

DASHI
Jeni të rrethuar nga një atmosferë pozitive e cila ju lejon që të shikoni çdo situatë edhe ato më të tensionuara, nën një këndvështrim pozitiv. Ndiqni instinktin tuaj dhe intuita juaj do ju lejojë që të fitoni sfida të rëndësishme. Në dashuri duhet të jeni më pak xheloz.

DEMI
Do të jeni të mbushur gjithë energji, pasi keni pasur mundësi për të pushuar dhe për këtë arsye do të ndjeni nevojën të riktheheni në lojë. Në dashuri
duhet të jeni më spontan dhe mos u ndjeni të detyruar që të kënaqni pritshmëritë e të tjerëve.

BINJAKET
Parashikohet një ditë e cila do ju gjejë mjaft të tensionuar. Do të jeni të zhgënjyer nga sjellja e lëkundur e partnerit/es. Favorizoni dialogun dhe mos u tregoni shumë të dyjëzuar në marrjen e vendimeve.

GAFORRJA
Ky është një moment i rëndësishëm për të reflektuar, i cili do ju lejojë që të bëni më shumë qartësi lidhur me ndjenjat tuaja ndaj një personi. Do të ndiheni gati për të hedhur një hap të rëndësishëm, por do të keni disa dyshime lidhur me një udhëtim apo transferim.

LUANI
Do të ndjeni dëshirën për tu vënë në provë dhe kjo e premte është duhura për të treguar kapacitetet tuaja menaxheriale dhe krijuese. Fundjava është e rëndësishme për tu relaksuar dhe pushuar më shumë.

VIRGJERESHA
Do të befasoheni pozitivisht nga guximi i një bashkëpunëtori tuaj, i cili do ju lejojë që të mirëprisni çdo propozim pa asnjë mundim. Në dashuri, këshillohet që të jeni më kurajoz.

PESHORJA
Në dashuri nuk duhet të jeni shumë kritik, pasi partneri/ja juaj, mund të mos ju mbështesë dhe do tregohet i largët. Duhet të jeni sa më diplomatë dhe të jeni në kërkim të zgjidhjeve pa shumë mundim. Në vendin e punës do të jeni shumë karizmatik dhe do të merrni konfirmime të rëndësishme.

AKREPI
Do ju përfshijë një valë optimizmi, duke ju lejuar që të përballoni me grinte dhe kurajo edhe tensionet më të forta. Horoskopi i kësaj të premteje favorizon investimet e reja, lidhur me projektet tuaja në shtëpi. Kaloni më shumë kohë cilësore në familje dhe në dashuri lëreni veten më të lirë. Vetëm kështu do mund të shihini më mirë këtë periudhë romanticiteti.

SHIGJETARI
Ka diçka që ju bezdis, ndoshta sjellja e një të afërmi apo kolegu apo edhe disa vonesa të akumuluara gjatë këtyre ditëve. Megjithatë mos u dekurajoni nëse shihni që disa nga projektet tuaja vonojnë që të realizohen. Zgjidhje të mira janë fare pranë.

BRICJAPI
Duhet të merrni më shumë kohë për t’ia dedikuar ndjenjave. Në vendin e punës do të ndiheni të lodhur dhe do të ndjeni nevojën për të rigjetur qetësinë dhe ngrohtësinë në të gjitha raportet. Fundjava është mjaft e rëndësishme, për të mbyllur disa diskutime që keni kaluar.

UJORI
Parashikohet një mbrëmje interesante për ta kaluar me familjen dhe për tu përfshirë në projekte të reja, të cilat do ju lejojnë që të ndryshoni totalisht rutinën tuaj. Horoskopi i kësaj të premteje, ju fton që të jeni më të matur lidhur me shpenzimet.

PESHQIT
Shmangni marrjen e vendimeve afatgjata, pasi kjo është një ditë e cila ju sheh të shkëputur dhe të hutuar. Në dashuri parashikohen zhvillime pozitive dhe për këtë arsye nuk duhet të humbni mundësitë për të bërë takime të reja interesante.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja