Monica Bellucci i është bashkuar listës së bukurosheve Scarlett Johansson dhe Felicity Jones duke u klasifikuar si imazh i linjës kozmetike Dolce & Gabbanna. Aktorja 47 vjeçare reklamon në këtë fushatë buzëkuqin ndërsa sharmi dhe eleganca e saj nuk ka se si të mbeten pa vënë re nga kritika dhe media amerikane. Bellucci në fakt e famshme për format e saj, ka pozuar edhe më parë për një koleksion veshjesh të markës Dolce & Gabbanna, por duket se me reklamën e re konfirmon se këtë vit do të jetë pikërisht ajo fytyra e biznesit të suksesshëm të markës së njohur të modës..
/Shqiptarja.com












