Aktorja e njohur italiane Monica Belluci është drejt përfundimit të martesës me aktorin francez Vincent Cassel. Çifti është lidhur në martesë në vitin 1999 si dhe kanë së bashku dy vajza.

Fillimisht lajmi u bë i ditur nga mediat italiane por më pas ka qenë përfaqësuesi i aktores, i cili e ka pohuar vërtetësinë e tij. Megjithatë ende nuk janë bërë të ditura arsyet e kësaj ndarje.

Përveç martesës së saj 14-vjeçare me Cassel, Belluci ka patur edhe një tjetër martesë një vjeçare me fotografin Italian Claudio Basso.

monica belluci

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)