Monica Belluci...seksi mama

Monica Belluci...seksi mama
Ajo është nënë e dy vajzave dhe të jep përshtypjen e një gruaje sa gjysma e moshës së saj, prandaj edhe e joshur nga paratë, por edhe bukuria e saj, nuk e humb rastin të bëhet imazh shembullor. Pak vite e ndajnë nga të 50-at, gjithsesi ajo ka vendosur të jetë pjesë e trupës publicitare “Dolce and Gabanna”, si pjesë e një familje tipike italiane. Në këtë reklamë bie në sy një rivale, modelja Bianca Balti e veshur me një fustan me ngjyra të forta, ndërsa Belluci ka veshur një fustan me tyl të zi, pothuajse identik me atë që ka pas veshur në filmin “Malena”. Fotoja transmeton të gjitha brezat e një familje të ngërthyer në një situatë të përbashkët, por që në të vërtetë gjithë drita bie mbi portretin e Monica Belluci, që siç komenton edhe e përditshmja britanike The Mirror, ajo duket si një mama seksi...!

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza