Monika 20 vjet krah një skraparlliu
Meta e çon për herë të parë në Osum

Monika 20 vjet krah një skraparlliu<br />Meta e çon për herë të parë në Osum
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shoqëruar nga ministra dhe deputetë të Parlamentit Shqiptar, ka vizituar nga afër Kanionet e Osumit në Skrapar. Meta së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e vogël pasi kanë veshur uniformat e rafting me jelekët e shpëtimit dhe skafandrat në kohë, kanë kaluar rreth 3 orë mbi gomonen me lopata duke bërë rafting në kanionet e Osumit.

I mahnitur nga bukuritë e Kanioneve të Skraparit, nën udhëheqjen e guidave profesionale të Federatës Shqiptare të Rafting z. Meta së bashku me ministrat Ahmetaj, Naço, Panariti dhe Veliaj kanë lundruar në ujërat e rrëmbyeshme të Osumit. Poshtë ujëvarës së Artë të Kanionit të Skraparit z. Meta u shpreh se këto perla të natyrës shqiptare, që janë bërë të njohura nga puna e palodhshme e grupit të rafting dhe këmbënguljes së presidentit Zamo Spathara, do të kthehen në destinacion turistik jo vetëm për rajonin.

“Ne i mirëpresim të kthehen ti zbulojnë këto bukuri të pafundme të jashtëzakonshme, me bukuri vërtet unike për vendin tonë, të cilin duhet ta promovojmë shumë duke krijuar kushte edhe më të mira,”-u shpreh Kryetari i Kuvendit.

Deputetja Monika Kryemadhi, modestisht kërkoi falje për pamundësinë e eksplorimit të kanionit më herët. E befasuar nga mrekullitë e kanioneve të Osumit, siguroi mbështetjen më të madhe për grupin e rafting për të zhvilluar turizmin në rajonin e Skraparit dhe më gjerë, me hapa më të shpejtë dhe sipas kërkesave të tregut turistik ndërkombëtar. 

“Në radhë të parë kërkoj falje për federatën e rafting, për arsye se kam 20 vjet që jam martuar me një skraparli, dhe nuk e kam bërë një aventurë kaq të bukur por gabimin do ta rregulloj duke premtuar që do vij javë për javë, sepse është një nga gjërat me të bukura që kam bërë deri më sot,"-tha Kryemadhi.

Ndërsa Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara tha  se pjesëmarrja e personaliteteve të politikës dhe pjesë e vendimmarrjes shqiptare në rafting dhe kontakti i drejtpërdrejtë me Kanionet e Skraparit, është mesazh i qartë për hapat konkretë që do ndiqen në promovimin e qëndrueshëm dhe zhvillimit turistik të Skraparit. 

“Për ne është një kënaqësi e jashtëzakonshme sepse arritëm të sjellim këto personalitete deri në këtë destinacionin këtu, në kanionin e Skraparit.Në grup bënin pjese edhe disa ministra të tjerë dhe të them të drejtën nuk i prisja të ishin kaq sportiv,"-vijoi Zamo Spathara.
 
Gjatë lundrimit në kanionet e Osumit nuk kanë munguar edhe këngët nga grupi i rafting si dhe momentet gazmore. 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)






 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)