Kryemadhi: 189 milionë dollarë evazion fiskal nga inceneratorët, 24 kompani i denoncojmë në SPAK! Rikthimi i Metës i mirëpritur, ai i kuptoi gabimet tona

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka dalë sot në një konferencë për mediat dhe ka zbuluar siç i quan ajo fakte të reja për çështjen e inceneratorëve.  Kryemadhi thotë se të gjitha zbulimet e reja që ka bërë do t’i çojë në SPAK. Sipas saj janë 24 kompani që kanë bashkëpunuar me Inceneratorin e Tiranës, duke përfituar 189 milion dollarë.

 “Jam këtu për të ndihmuar SPAK. Kam bërë gati dokumente të reja që ndihmon SPAK për aferën e Inceneratorëve. Është rasti flagrant ku qeveria është kapur me presh në dorë. Po të shikosh, në Inceneratorin e Tiranës nuk ka asnjë lloj  investime.  Klodian Zoto, koncesionari thuhet se ka bërë investim, por nuk është bërë. Në dhjetor të 2021 ne kemi shtuar kallëzimit tonë efazionin fiskal të Klodian Zotos.

Në të gjitha hetime ai ka kryer evazion fiskal 30 milion dollarë fiktive. Përveç konsulencave me vetveten. Edhe biletat e avionit në periudhë pandemie kishte kryer fluturime jashtë shtetit. Janë 24 kompani që kanë bërë bashkëpunim financiar, dhe është 189 milionë dollarë. Duket si punë e ndershme. Por do i shpjegojmë. Tek Kompania Am co&co. Kjo kompani ka produkte fruta ushqime dhe uji i pijshëm dhe ka 18 milion euro blerje. Por kur vijmë në shitje në 718 fatura. Do ia dorëzojmë SPAK. Frutat janë shkëmbyer në Inerte”, ka thënë ndër të tjera Kryemadhi.

Kryetarja e LSI tregoi rastin kur një çift të moshuarish, që sipas saj janë  94 dhe 95 vjeç, kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë. Bëhet fjalë pikërisht për dy të moshuarit në foto, me emrat Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët rezultojnë me pasuri marramendëse.

 “I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tejtër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë”, tha Kryemadhi.

Përfitues të inceneratorëve, Kryemadhi akuzoi se janë edhe njerëz të PD-së së Lulzim Bashës. E pyetur nëse është e ftuar në protestën e Berishës, Kryemadhi tha se do të marrë pjesë ashtu siç kanë bërë në çdo protestë kundër Ramës.

“Sigurisht që LSI është e ftuar për në protestën e 7 korrikut. LSI dhe qytetarët e saj kanë marrë pjesë në çdo protestë, edhe nga ato të bëra nga shoqëria civile.  Kush mendon që shqiptarët vidhen nga ‘hajduti i gjatë’ Edi Rama, që paguan çdo ditë inceneratorët nga 80 mijë dollarë edhe pse pronarët janë në kërkim”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha se aksioni opozitar do të nisë më 25 korrik, vetëm një ditë pas Ilir Meta të dorëzojë detyrën si President i Republikës.

 “Marrëdhënia ime me Metën i ka kaluar 30 vjet. Nuk është garë e madhe me nesh për këtë çështje. Historia e LSI do të vazhdojë. Unë ndjehem fajtore për shkak të djegies së mandateve, sepse sa më shumë hetojmë dosjen e inceneratorëve, aq më shumë kuptojmë që janë edhe shumë para të paguara nga PD e Lulzim Bashës. Kuptoj se si kompanitë e inceneratorëve, por edhe ato koncensionare, kanë qenë sponsorizuesit kryesor të të gjithë aksionit opozitar për ta dështuar gjithë aksionin në funksion të qytetarëve shqiptarë. Vizionin që kishte Meta për këto veprime të gabuara dhe vdekjeprurëse të opozitës, më bëjnë mua përgjegjëse për të vazhduar këtë skemë të inceneratorëve, që sot nga skema e inceneratorëve kemi dalë te skema e pastrimit të parave, që largojnë bizneset e ndershme. Çështja e 25 korrikut do jetë një nga datat e shumta që ka LSI për t’u bashkuar dhe për të krijuar një opozitarizëm, për të kthyer normalitetin, llogaridhënien. Nuk mund të thuash që funksionon llogaridhënia, sistemi i drejtësisë, institucioni, shteti, ndaj dhe 25 korriku do të jetë një etapë e re që formalizon gjithë skenën politike, jo vetëm atë opozitarë, që do të përfshirë botën akademike, emigrantë, të rinj e të reja. Çështja e integrimit evropian të Shqipërisë është çështje jetësore për ne, sepse është e vetmja mënyrë për të ndaluar atë çfarë ndodh në Ukrainë sot, mund të jetë nesër në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve