Monika Kryemadhi: LSI mbështet
biznesin e vogël e të mesëm

Monika Kryemadhi: LSI mbështet<br />biznesin e vogël e të mesëm<br>
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi priti sot në një takim në selinë e LSI-së kryetarin e Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto.

Duke u ndalur te problemet e paraqitura, e veçanwrisht me përfshirjen e e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, Kryemadhi shprehu mbështetjen e LSI ndaj bizneseve.

 “Dhjetëra mijëra biznese janë në prag të falimentimit. Kjo do të thotë që dhjetëra mijëra njerëz do ti shtohen armatës së të papunëve. Biznesi i vogël dhe i mesëm ka nevojë për mbështetje dhe stimuj, dhe jo për gjoba, penalitete apo rritje taksash.

LSI mbështet biznesin e vogël dhe te mesëm, duke cilësuar ato si shtyllën kurrizore për ekonominë e vendit. LSI është kundër rritjes së taksave dhe është kundër përfshirjes së këtyre bizneseve në skemën e TVSH-së. Në ditët në vazhdim, LSI do të dëgjojë të gjithë grupet e interesit dhe do të ketë propozime konkrete për çështjet fiskale dhe ekonomike
”, tha kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. 


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e Shqipërisë për Europianin, a jeni dakord me zgjedhjet e Sylvinhos?



×

Lajmi i fundit

Del në shitje shtëpia e filmit ‘Home Alone’, do të kushtojë 5.25 milionë dollarë

Del në shitje shtëpia e filmit ‘Home Alone’, do të kushtojë 5.25 milionë dollarë