Me ardhjen e fundvitit, e festave, ndryshon edhe ‘atmosfera’ në shpirtin tonë. Ato na mbushin me më shumë gjallëri, pozitivitet e me dëshirën që vitin që vjen ta nisim duke ndryshuar e duke u përmirësuar.
/Shqiptarja.com
E pse jo edhe një ndryshim në pamjen tonë nuk do të ishte aspak keq. E me sa duket nga kjo frymë është ndikuar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Në disa foto të postuara nga parukieri Erion Kaçori, Monika duket shumë ndryshe nga herët e tjera, e pa diskutim edhe bukur.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com









