Monika Kryemadhi në Fier: Plani ynë të rikthejmë të rinjtë në vend

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ishte sot e pranishme në qytetin e Fierit, ku prezantoi një nga kandidatët e kësaj force politike për këtë qark.

Kryemadhi, gjatë fjalës së saj, u ndal te plani i LSI, ndërsa tha se qëllimi është ndalimi i largimit të rinjve dhe rikthimi i të larguarve në Shqipëri.

Po ashtu, ajo premtoi për qytetarët e Fierit se forca politike që ajo drejton, do të bëjë më shumë për çështjen e punësimit.

"Kemi edhe disa angazhime që duhet t’i çojmë deri në fund. Angazhimi i Lusida Muhos me LSI ka të bëjë me një mision. Ajo ka pranuar ti shërbejë fëmijëve të zonës dhe nuk ka lëvizur nga fshati. Pasioni i saj nuk ka qëndruar vetëm tek mësimdhënia, por edhe slogani ynë, Shqipëria shtëpia juaj. Ne duam ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë që ofron hapësira. Ne kishim frikë se nuk na pranonte Lusida, por ajo jo vetëm që pranoi, por dëshmoi që do të japë maksimumin. Genetikisht është geni dominant për nënën që mbron fëmijën e saj. Ne do të bëjmë shumë për Fierin, jo vetëm çështjen e punësimit, por do të kujdesemi të kthejmë ato të rinj dhe të reja në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 25/03/2021 06:16

    Po ku i ka gjetur aman njera me shore se tjetra. Gjithe llumi i shoqerise rreth Nafije fallxhores. Aman a i jepet vote Drandes nga Mirdita sic e quajne Durrsaket shpifaraken Elona Guri, alienen e Skraparit

    Përgjigju
  • Iris: 25/03/2021 00:50

    Filloe me femijet tuaj !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja