Monika Kryemadhi pi kafen e
parë të 2018 me Presidentin

Monika Kryemadhi pi kafen e<br />parë të 2018 me Presidentin<br>
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zbuluar ka zgjedhur që kafen e parë të vitit 2018 të pi me bashkëshortin e saj,  presidentin Ilir Meta. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo gjithashtu ka treguar se si e kaloi familja e saj mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

“Kafja e parë e 2018 me qetësi dhe dashuri. Bora dhe Era e mbajtën fjalën, e shtruan tavolinën dhe i lanë të gjitha enët. Normal që pas 12 gëzuan me shoqërinë e tyre, ndërsa ne të dy në shoqërinë e njëri tjetrit. Gëzuar edhe të gjithëve ju me familjen tuaj!”, shkruan Kryemadhi.

Ndërkohë më herët edhe presidenti Meta ka zgjedhur që t’ua urojë vitin e ri shqiptarëve duke postuar në rrjetet sociale një fotografi familjare.

monika

(Statusi dhe fotografia e postuar nga Monika Kryemadhi)

 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj

Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj