Monika Kryemadhi: Protestat do
vijojnë deri në largimin e Ramës

Monika Kryemadhi: Protestat do<br />vijojnë deri në largimin e Ramës<br /><br>
Dy ditë pas protestës në një deklaratë për mediat, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi paralajmëroi se tubimet do të vijojnë deri në largimin e Ramës nga pushteti. “Nesër do të jemi më shumë, pasi protesta jonë sapo ka nisur dhe do të vijojë deri në largimin e kësaj qeverie.

Dënoj segmentet e policisë që tentuan të intimidonin protestuesit gjatë kthimit në shtëpi duke i ndaluar dhe mbajtur me orë të tëra.  Protesta ishte për t’i treguar Ramës se sapo ka fillua beteja për ta rrëzuar. Protestat nuk do të ndalen, sot shqiptarët kanë vrarë frikën” deklaroi kryetarja e LSI.

Edhe Lulzim Basha dje njoftoi se opozita do të vijojë që të protestojë në rrugë dhe në sheshe deri në largimin e Ramës. Protesta e së shtunës ishte e para opozitës së bashkuar, ndërsa u mbyll me incidente të vogla.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë