Monika Kryemadhi sot 41 vjeç, të
rinjtë e LRI-së: Ti je kështjella jonë

Monika Kryemadhi sot 41 vjeç, të<br />rinjtë e LRI-së: Ti je kështjella jonë
TIRANE - ‘Ti je kështjella jonë’ ky ka qenë mbishkrimi mbi tortën gjigande që të rinjtë e LRI-së i bënë surprizë Monika Kryemadhit në ditëlindjen e saj. Monika Kryemadhi, deputete e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim feston sot 41 vjetorin e lindjes.

Monika ka lindur më 9 prill, të vitit 1974 në Tiranë. Ajo është bashkëshortja e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, njëkohësisht edhe Kryetarë i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nga martesa ata kanë 3 fëmijë Bora, Besar dhe Era.

Të rinjtë e LRI-së kanë menduar të jënë ata të parët që do ta urojnë e surprizojnë Kryemadhin qe në orët e para të ditës së sotme. Për këtë ata kanë organizuar një festë të veçantë, pjesë e së cilës ishte dhe torta e ditëlindjes me një mbishkrim mjaft të veçantë e domethënës.
 
 

Nje urim special per ditelindjen e Monika Kryemadhit. Dhjetra te rinj ne momentin e hyrjes se dites 9 prill u mblodhen poshte shtepise se politikanes se njohur duke kenduar "Shume urime per ty"...me pas ata nuk jane mjaftuar me pershendetjen nga ballkoni por kane kerkuar ne kor qe Monika te zbrese. E emocionuar dukshem, ajo ka takuar te rinjte dhe ka marre tufa me lule si dhurate.

Posted by Olti Curri on Thursday, April 9, 2015


monika

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve