Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot takim me Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu. Kryetarja e LSI vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore midis dy vendeve, duke vlerësuar gjithashtu angazhimet e Kinës në mbështetje të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
"Ne mbështesim programin ,Një Brez Një rrugë' dhe procesin 16+1 për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe e shohim si një mundësi të rëndësishme bashkëpunimi mes dy vendeve”, tha kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Kryemadhi, e cila shprehu mbështetjen e plotë për krijimin në Shqipëri të Qendrës së Organizatave rinore në kuadër të kësaj Nisme.Gjithashtu, Kryetarja e LSI shprehu falenderimet ndaj Ambasadores Jiang Yu për rolin e saj në fortësimin e këtij bashkëpunimi në të mirë të dyja vendeve.
Kryemadhi vlerësoi fokusin që ambasada i kushton projekteve vendore dhe zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe sektorë të tjerë të zhvillimit.
Ambasadorja e Kinës Yu vlerësoi rolin që LSI jep në arenën politike shqiptare dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit.
Gjatë fjalës së saj Ambasadorja u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve zhvillohen duke u bazuar mbi marrëdhëniet njerëzore, te qeverive por edhe te partive politike.
“Shqipëria s’është një vend i vogël, por vend me rol shumë të rëndësishëm në Diplomacinë Kineze. Roli im është i dedikuar në rritjen sa më shumë të nivelit të bashkëpunimit diplomatik Shqipëri-Kinë”, është shprehur ndër të tjera Ambasadorja.
Në takim Kryetarja Kryemadhi ka qenë e shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili dhe nga Deputeti, njëherazi Anëtar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Kinë, Edmond Haxhinasto.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com