Monika Lubonja ishte në Mynih:
Sot përjetova terror dhe panik

Drejtoresha e Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja, gjendej në Mynih në momentin e sulmeve terroriste në tre zona të ndryshme të qytetit.
 
Ajo ka shkruar në Facebook për tmerrin dhe panikun e përjetuar gjatë kohës kur Mynihu ishte pushtuar nga të shtënat me armë, ndërsa fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim, në sulmet ku humbën jetën 9 persona. 
 
monika lubonja

"Sot në Muenchen/deutschland përjetuam një moment shumë të vështirë ku përjetuam nga qendra e qytetit terrorin e panikun e ditës sotme. Vrapuam disa km deri sa dolëm nga zona e paralizuar e qytetit. Pamë njerëz të trembur që lëshonin valixhet në mes të rrugës para stacionit të trenit e vraponin me turmën...kjo që po ndodh është e papranueshme e na bën të mendohemi çfarë i detyron këta njerëzit deri në këtë pikë", shkruan në Facebook, Drejtoresha e Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja.
 
Kryeqyteti i Landit të Bavarisë, Mynihu, u përfshi sot nga tre sulme terroriste, të cilët goditën fillimisht Qendrën Tregtare "Olympia", ndërsa të shtëna pati dhe ne një zonë 5 km kësaj qendre, ndërsa në qendër të qytetit u sulmua një turmë njerëzish pranë një stacioni autobusi. Bilanci paraprak i viktimave është 9 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët

Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët