Monika: Mes Ramës dhe Bashës
zgjedh Ramën Kryeministë

Monika: Mes Ramës dhe Bashës<br />zgjedh Ramën Kryeministë
Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e vendosur mes zgjedhjes, Edi Ramën apo Lulzim Bashën Kryeministër, ka befasuar me përgjigjen e saj.

E ftuar në RTSH, gjatë një interviste me Lutfi Dervishin, ka thënë se do të zgjidhte më mirë Edi Ramën si Kryeministër, edhe pse e ka cilësuar  “rrezik kombëtar”, sepse sipas saj Basha është shumë i lehtë.

“Midis Ramës dhe Bashës? Bashën s’e besoj fare me thënë të drejtën se është shumë i lehtë, ndërsa me Ramën edhe përzihesh edhe përplasesh. Pavarësisht se, unë e quaj rrezik kombëtar” tha Kryemadhi.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm