Monitorim me makinë inteligjente, Rrugorja e Tiranës 'kap mat' shoferët që s’respektojnë rregullat, rreth 6700 gjoba për një javë (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës ka filluar monitorimin e akseve kryesore urbane me automjetin Inteligjent “Scoud Speed” për ndëshkimin e automjeteve të cilat qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, dokumentimin me prova filmike të  automjeteve që pushojnë ne rrugëkalimin e automjeteve të tjera të cilat bëhen pengesë për qarkullimin normal të automjete të tjera dhe herë pas here duke u bërë shkak dhe për krijimin e trafikut.

Njëkohësisht, nëpërmjet mjetit inteligjent janë evidentuar shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, si përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosja e rripit të sigurimit, evidentimi nëpërmjet targës në mënyrë automatike i automjeteve që kanë masa administrative pa paguar si dhe parakalimet e gabuara.

Gjatë monitorimeve me mjetin inteligjent 24/7, gjatë kësaj jave janë evidentuar dhe ndëshkuar vetëm për shkeljet e mësipërme 6689 drejtues automjetesh.

Rrugorja e kryeqytetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe  të mos parkojnë në vendet ku bëhen pengesë për qarkullimin normal të lëvizjes së lirë të automjeteve të tjera, pasi automjetet që do konstatohen do zhvendosen me karrotrec në pikën e bllokimit të Policisë Rrugore .

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhori: 18/02/2025 10:26

    Ky shtet BANDIT që mbulon me parkingje private dhe shtetërore (parkimet në rrugë të bashkisë kriminale) vetëm 50% të nevojave të qytetarit taksapagues, në mënyrën më të poshtër të mundshme gjobit të gjithë ata qytetarë, saktësisht 50% të tyre që parkojnë ku të munden dhe si të munden.... Këtu hajdutëria dhe poshtërsia nuk kanë fund. GJOBAT, policia rrugore nuk gjobit shkelësit gangstera, "pronarë të rrugës" ata i respekton, ajo gjobit qytetarët e zakonshëm pa pushtet dhe në shumë raste edhe padrejtësisht sepse SHEFI ka urdhëruar vartësit që në një ditë duhet të hyjë një VLERË E CAKTUAR PARASH, ndryshe humbasin punën....tipik Shtet bandit,shtet hajdut,shtet GJOBAXHI...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!