Në Teatrin Kombetar do të shfaqet në datat 8,9,10,11 në orën 19:00 monodrama “Marr guximin…”. Monodrama është një sintezë e esseve të librit “Shënime Pornolitike” të autorit Vangjel Kozma. Libri është botuar në vitin 1999 po që për arsye të panjohura nuk është lejuar të qarkullojë dhe vjen njëherësh me ribotimin e librit. Filli që lidh etydet, është një personazh anonim, i cili ngrihet për të ndezur një llampë që fiket pak para fillimit të shfaqjes dhe befas e sheh veten, për herë të parë, në një skenë – podium. Kjo monodrame vjen në skenë dhe interpretohet nga Mehdi Malka.
/Shqiptarja.com











