Monopatinat, policia rrugore: Të gjitha në korsi biçiklete! Policia rrugore propozon kolaudim të mjeteve më të shpejta

Ky përdorues monopatine, edhe pse është në korsinë e biçikletave siç Kodi Rrugor  e përcakton, është në shkelje të një sërë rregullash të tjera. Përveçse në një skuter elektrik janë dy persona, vajza e drejton me një dorë dhe me tjetrën flet në celular.

Shkelje si kjo, por edhe shpejtësia e madhe e mosrespektimi i sinjalistikës, detyroi ndryshimin e Kodit Rrugor dhe përfshirjen e tyre si çdo mjet tjetër që lëviz në rrugë për t’u ndëshkuar kur thyen rregullat. Këto mjete detyrimisht duhet të lëvizin në korsitë e biçikletave, atje ku është e mundur, dhe respektimi rigoroz i sinjalistikës në rrugë, aty ku nuk ekzistojnë.

Por disa nga rregullat varen nga lloji i monopatinës, nga ato me shpejtësi të vogël 25 km/h e deri në 60 km/h. Specialisti i Policisë Rrugore, Gerhard Baka, thotë se vendi i tyre i dedikuar është i përcaktuar.

‘Qoftë me fuqi djegëse të vogël qoftë me fuqi djegëse të madhe duhet të respektojnë dhe qarkullojnë në korsitë e rezervuara të përdoruesve të çiklistëve. Në të gjitha rastet e tjera duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit, sikundër edhe përdoruesit e biçikletave, të kenë detyrimin te respektojnë sinjalizimin vertikal dhe horizontal, të vendosur nga enti pronar i rrugës.’- tha Gerhard Baka, Specialist i Qarkullimit Rrugor.

Në kushtet që Parisi mori vendim për heqjen totale nga qarkullimi të mjeteve të tilla të transportit qytetës, të kthyer në trend në të gjithë botën, në vendin tonë po shkohet drejt një propozimi për kolaudimin e tyre, me synim mbajtjen edhe më shumë nën kontroll.

‘Ne po mendojnë si komisariat që ta propozojmë si mendim që edhe kjo kategori, duke qenë se ka patina elektrike që kanë fuqi të madhe djegëse elektrike nëpërmjet baterive, duhet t’u nënshtrohen kontrolleve të herëpashershme për gjendjen teknike apo kushtet e tjera për të qarkulluar nëpër rrugët e kryeqytetit.’- u shpreh Gerhard Baka, Specialist i Qarkullimit Rrugor.

Prej disa javësh tashmë Policia Rrugore e Tiranës ka nisur implementimin e ndryshimeve. Deri në këtë fazë është punuar për ndërgjegjësim të përdoruesve të monopatinave për mbajtjen e kaskës mbrojtëse dhe respektimit të sinjalistikës, por për raste të veçanta janë aplikuar edhe gjoba.

‘Në ato raste flagrante që kemi pasur si burim ngjarjesh rrugore, kemi aplikuar edhe masat administrative.’- tha Gerhard Baka - Specialist i Qarkullimit Rrugor.

Që prej nisjes së pandemisë në pranverë të vitit 2020 e në vijim, monopatinat në Tiranë janë shumëfishuar. Një treg në lulëzim, i cili shumë shpejt krijoi probleme në rrugë. Mungesa e legjislacionit u kthye në shqetësim real për përdoruesit e rrugës, teksa si pasojë e përplasjeve nuk kanë munguar edhe viktimat.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja