Monopolistët e pasaportave
përkëdhelen nga Harito. Ja fotot

Monopolistët e pasaportave<br />përkëdhelen nga Harito. Ja fotot
Ndërsa në Tiranë shpërthen polemika dhe skandali për 156 mijë pasaporta biometrike të shpërndara gabimisht në vitet 2009 dhe 2010 dhe sipas kreut të komisionit të ekonomisë Erjon Braçe përfshin dhe firmën franceze Aleat që i prodhon, ministrja Milena Harito publikon me vetëkënaqësi në faqen e saj në Facebook fotot  e një vizite të saj pikerisht pranë selisë së firmës Aleat në Paris.

Duket e çuditshme që një ministre shkon personalisht në selinë e një firme koncesionare duke i dhuruar një reklamë dhe ombrellë politike një biznesi privat. Akoma më i çuditshëm fakti që e bën këtë vizitë gjatë ditëve të saj të pushimeve në Francë.

Harito

Kulmi i habisë është se gjithë ky nder bëhet nga një ministre e qeverisë Rama për një firmë që ka fituar nga Lulzim Basha supermonopolin e pasaportave. Në tekstin që ilustron fotot e saj në Facebook, Milena Harito lajmeron biznese të reja me Aleat dhe nuk thotë asnjë fjalë për skandalin e pasaportave dhe as nëse i ka kërkuar Aleat të dëmshpërblejë qytetarë shqiptarë. Sipas Erjon Braçes skandali i pasaportave ka sjellë një dëm mbi 11 milionë euro. 

Harito
(Milena Harito në foto me një përfaqësues të ALEAT)

Harito
(Postimi i Milena Haritos në "Facebook")

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën