Ndersa Presidenti Napolitano deklaroi se duhet ti japim jete nje Qeverie e cila do ta shpetoje Italine nga kriza. "Eshte koha per te vendosur nje klime stabiliteti ne vend dhe per kete duhet te bashkepunojme te gjithe per ta nxjerre Italine nga kriza"
DITA SOT PER QEVERINE NE ITALI
Presidenti italian Giorgio Napolitano nisi sot në mëngjes konsultimet për formimin e qeverisë së re, pas dorëheqjes së mirëpritur nga mijëra italianë të Silvio Berluskonit.
Pas takimit me presidentin e Senatit, Schifani, presidenti Napolitano zhvilloi takime me presidentin e Dhomës së Deputetëve Gianfranco Fini. Pas këtyre dy takimeve radhën e kishin partitë politike përfaqësuese në parlament që do të zhvillojnë takim me Napolitanon me qëllim forminin e qeverisë së re.
Nga ana e tij Schifani nuk ka dhënë asnjë prononcim për median, vetëm i ka përshëndetur gazetarët e vendosur para presidencës. “ Të dielë të mbarë dhe punë të mbarë”.
Konsultimet pritet të përfundojnë pasdite, dhe më pas rreth orës 17. 15 minuta presidenti Napolitano pritet të ketë takime me delegacionin e partisë së Berluksonit, Popolo della Liberta.
Kryeministri italian Silvio Berluskoni i dorëzoi dje dorëheqjen Presidentit të Republikës Giorgio Napolitano.Më parë, të dy dhomat e parlamentit aprovuan planet e kursimeve dhe reformat. Ndërkohë që ish-komisioneri Evropian, Mario Monti, pritet që të udhëheq një qeveri, qëllimi i së cilës do të jetë nxjerrja e ekonomisë së tretë evropiane nga kriza e borxheve.
KONSULTIMET E SHPEJTA TE NAPOLITANOS
Konsultimet pritet të jenë shumë të shpejta. Qëllimi i Napolitanos është shpallja e emërimit të Montit, në postin e kryeministrit para hapjes së tregjeve të hënën në mëngjes. Prandaj nga ky mëngjes në Pallatin Presidencial, kreu i shtetit Giorgio Napolitano nisi rrugëtimin e projektuar për emërimin e kryeministrit, dhe pritet të mbyllen pasditen e sotme me shpalljen zyrtare të emrit të kryeministrit. Monti ka diskutuar me Napolitanon në dy ditët e fundit, ndërkohë që është gati dhe lista e ministrave teknikë.
MARIO MONTI: SA DITE E BUKUR SOT
Mario Monti nuk ka preferuar të bëjë asnjë deklaratë sot para gazetarëve të cilët ishin vendosur para hotelit në qendër të Romës, ku ishte vendosur së bashku me bashkëshorten e tij. Gazetarëve të cilët ishin përpjekur ta pyesin nëse ishte i emocionuar për detyrën që do të marrë nga presidenti i Republikës për të formuar qeverinë e re, ekonomisti është mjaftuar duke thënë: Keni parë se çfarë dite e bukur është sot”
(shqiptarja.com)