Prej disa ditësh vazhdojnë punimet për ngritjen e këtij monumenti. Tashmë ka përfunduar instalimi i plotë i pjesëve që kanë ardhur në formën e pllakateve të parafabrikuara nga Austria në Shqipëri. Ai ngrihet në një lartësi 8 metra dhe me bazament 4.4 metra katrorë. Projekti është i arkitektëve Kai Kiklas dhe Visar Obrija.
Ndërkohë që nëpërmjet një prononcimi për shtyp Rama tha se shpallja e 100 fituesve të projektit online “Ngrij flamurin” më 28 nëntor në sallën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë do të përbyllë aktivitetet e opozitës me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Nga selia rozë ai vlerësoi se ky projekt ka pasur sukses dhe më 28 nëntor do të bëhen publik dhe 100 të rinjtë fitues të cilët kanë bërë publike ëndrrën më të bukur për Shqipërinë. Fituesit përzgjidhen nga numri i votuesve.
“Jubileu i 100-të i pavarësisë nuk mund të jetë një festë me sy mbrapa por me vështrim nga e ardhmja. Është moment për vlerësimin e heronjve, Dëshmorëve të Kombit e mendjeve të ndritura. Është dhe për njerëz të thjeshtë që duan shërbim publik sipas nevojës dhe taksim të drejtë”- tha Rama.
(sg/shqiptarja.com)