TIRANE - Rama e quajti shëmti estetike që nuk ka lidhje me demokracinë monumentin e vendosur në sheshin Demokracia të Kavajës. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët Rama tha se PS do të mbështesë projektin e bashkisë duke i kujtuar kryeministrit s’e smund të ndërhyjë në vendimet e pushtetit vendor.
“Nuk kam asnjë replikë me gjyshin, kam thënë atë që kam menduar githmonë, ai monument është shëmti estetike, nuk ka lidhje me simbolin por formën, një shëmti estetike që Kavaja s’e meriton. Sheshi Demokracia ka qenë dhe do mbetet, sepse demokracinë se solli Saliu, por shqiptarët dhe Kavaja ka një mision shumë të madh në demokraci.
Ne jemi në bashkëpunim të plotë me kreun e bashkisë që do ta rindërtojmë sheshin. Është një projekt me potencial për ti dhënë masën e një qytetit mesdhetar dhe t’i japim sheshit një dimensioni krejt tjetër estetik. Do jetë sheshi “Demokracia” Do i kushtohet simbolit që ka, por ai monument, s’janë as 2 gishta, dhe as një monument që meriton Kavaja. I takon bashkisë së Kavajës ta çojë përpara atë projekt dhe nuk i takon Saliut të vendosë se cfarë do bëjë bashkia, e cila me vullnetin e popullit drejtohet nga Elvis Rroshi. Për më tepër që Saliu i ka thënë që asnjë fond nuk jap për Kavajën.”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com