Monumenti, juria përzgjedh
5 bocetet më të mira

TIRANË - Juria ndërkombëtare e konkursit të Monumentit për 100 –vjetorin e Pavarësisë ka përzgjedhur 5 bocetet më të mira mes të cilave Komisioni Shtetëror i Festimeve do të përzgjedh fituesin.
Emrat e pesë artistëve fitues nuk bëhen publik, ndërkohë që drejtori i GKA-së, njëkohësishtë edhe pjesë e jurisë, Rubens Shima është shprehur për mediat se konceptet estetike kanë qenë thuajse të ndarë në dy pjesë, artistët vendas kanë propozuar kryesisht vepra tradicionale, ndërkohë që artistët e huaj kanë sjell vepra abstrakte.
Sipas Shimës, artistët kanë propozuar edhe vendin ku do të qëndrojë monumenti, por një përcaktim i tillë do jetë pas shpalljes së fituesit. Deri në datën 25 mars të gjitha bocetet pjesëmarrëse do të mund të vizitohen nga publiku në Galerinë Kombëtare të Arteve, ndërkohë që më vonë pritet edhe shpallja e fituesit.

KONKURENTËT
Në konkurs janë parqitur 61 artistë me rreth 80 bocete, ndër të cilët 26 artistë janë nga Shqipëria, 13 artistë nga diaspora, 8 nga Maqedonia dhe Kosova si dhe 14 artistë ndërkombëtarë.

MONUMENTET E REJA
MTKRS në bashkëpunim më GKA brenda këtij viti do të shpallë gjithashtu edhe konkurse publike për realizimin e 4 monumenteve të tjera të cilat janë: Shtatore kushtuar Ismail Qemalit, Shtatore kushtuar Mbretit Ahmet Zog, Shtatore kushtuar Hasan Prishtinës si dhe Monumenti Kushtuar Kongresit të Lushnjës.

(aq/atsh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik